Basha: Duhej reagim, eksperienca vlen shumë

0

Mesfushori Migjen Basha ka qenë ndër më të mirët në ndeshjen e sotme kundër Izraelit dhe duket se Shqipëria nuk bën dot pa të dhe pa emra të tjerë veteranë, por që kanë rendiment të shkëlqyer. Për Supersport, pas ndeshjen Basha pranon se disa emra kanë ende shumë për t’i dhënë kombëtares: “Po, them se po. Kur ke lojtarë me eksperiencë ndihmon shumë më shumë se kur ke vetëm lojtarë të rinj. Kishim disa ndeshje jo të mira dhe duhej të reagonim. Besoj se reaguam mirë edhe pse gabuam në disa raste dhe rrezikuam. Rëndësi ka që morëm 3 pikët”.

“Nuk e kam problem sistemin, pasi para ndeshjes e studiojmë çdo kundërshtar. Punojmë shumë për të ditur lojën e njëri-tjetrit. I vumë në vështirësi kundërshtarët me ndryshimin e skemës. Më pas tentuam të mbroheshim dhe ndoshta u bë disi e vështirë”.

“Kartoni i verdhë? Doja ta mbroja topin. Bëra faull pasi nuk mendoja se do ndëshkohesha që në fillim. Më pas duhet të isha i qetë dhe ia arrita që të mos e marr dhe kartonin e dytë”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.