Basha dhe Lila spektatorë, Llullaku pa gjurmë!

0

Migjen Basha dje ka qenë spektator në humbjen e Barit në fushën e Verçelit, ku ka pasur mjaftueshëm polemika pas takimit për faktin se skuadra mike ka pasur dëmtime dhe madje fusha ishte me bar sintetik dhe kjo ka revoltuar më shumë miqtë, që humbën 1-0. Një krizë për “gjelat”, që në fund janë kontestuar edhe nga tifozët. Ndërkohë, Basha ka qëndruar gjatë gjithë takimit në stol.

Pas probleme, videos së skandalit, por edhe ndjesës te prifti, Andi Lila ditën e djeshme ka mbyllur një javë shumë të hidhur për të, më e vështira në karrierë, sipas fjalëve të mesfushorit kuqezi.

Mesfushori i Kombëtares, i cili në ndeshjet e fundit ka qenë titullar te PAS Janina, dje u la në stol në barazimin 1-1 kundër Ksanthit në shtëpi.

Nga ndeshja me Bosnjen në Kazakistan. Azdren Llullaku, ditën e djeshme, ka luajtur në sfidën ndaj Shaktar Karaganda, duke vrapuar për 74 minuta, por pa shënuar. Edhe pse krijoi shumë, në fund nuk finalizoi. Megjithatë, kampionët e Kazakistanit fituan me rezultatin 2-1 jashtë fushe. Astana është ngjitur në vend të katërt pas katër javësh, duke qëndruar 3 pikë larg kreut.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here