Basha dhe Kaçe ndahen në paqe, Manaj e nis nga stoli

Tre shqiptarë kanë luajtur në takimin midis Aris dhe Panathinakos.  Dy mesfushorët e kombëtares Migjen Basha dhe Ergys Kaçe u vunë përballë njëri-tjetrit që nga minuta e parë, ndërsa Mërgim Mavraj u fut si zëvendësues gjatë pjesës së dytë.

Ndeshja përfundoi në barazim, 1- 1, rezultat ky që i shkon në më përshtat skuadrës kryeqytetase që barazoi shifrat në minutat e kohës shtesë edhe pse me 10 lojtarë.

Rei Manaj luajti vetëm 12 minuta në fitoren e Albasetes ndaj kryesuesve të Alkorkon. Sulmuesi lushnjar nuk ka qenë pjesë e skuadrës në dy grumbullimet e fundit dhe rikthimi në formacionin titulluar nuk do të jetë aspak e lehtë për të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *