Barzalji “qetëson” Juventusin, humb vetëm dy ndeshje

Andrea Barzalji pësoi një dëmtim, por pas kontrolleve të kryera është hequr frika e madhe. Dëmtimi nuk është aq serioz sa dukej. Klubi juventin ka konfirmuar dëmtimin e mbrojtësit 37-vjeçar dhe bëhet fjalë për: “Traumë devijimi në pulpën e djathtë”.

Qendërmbrojtësi do të mungojë në ndeshjen me Sasuolon në kampionat dhe atë me Valencian për Champions, ndërsa në ditët në vijim lojtari do të kryejë kontrolle të mëtejshme.

Pavarësisht moshës së madhe, Barzalji vazhdon të jetë një pikë e fortë e skuadrës, që ka nevojë për saktësinë dhe eksperiencën e mbrojtësit, i cili ka nisur sezonin e tetë me ekipin e Juventusit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *