Bartomeu: Valverde dhe merkato? Flas hapur pas finales së Kupës

0

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka thënë për mediat iberike se nuk ka asnjë problem me trajnerin Ernesto Valverde dhe është i kënaqur me punën që ky i fundit ka bërë në krye të katalanasve. Në fjalën e tij, numri një i Barcelonës tha:

“Valverde është shumë pranë fitimit të dopietës (La Liga dhe Copa Del Rey) për herë të dytë radhazi. Ai është trajneri që duam, kemi një kontratë dhe jemi shumë të lumtur që bashkëpunojmë me të. Ka pak kohë që kemi filluar të mendojmë për sezonin e ardhshëm, por për merkato, do të flas vetëm pas finales së Copa del Rey.

Objektivi ynë primar është La Liga, pastaj synojmë Champions League dhe Copa del Rey. Këtë sezon, e fituam kampionatin duke dominuar. Tani është koha të fokusohemi vetëm te finalja përballë Valencias dhe të marrim maksimumin”, u shpreh Bartomeu.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.