Bartomeu: PSG, paguaj dhe merre Nejmarin!

Nejmar te Barcelona, çështje kohe tashmë, sepse klubi francez ka gjetur marrëveshjen me sulmuesin brazilian dhe mediat në Spanjë e bëjnë të sigurt që Nejmar u ka dhënë lajmin e shokëve të skuadrës.

Gjithsesi, mbetet problem pagesa ndaj Barcelonës dhe presidenti katalan Hosep Maria Martomeu është i prerë: Barça nuk do ta lëshojë Nejmarin, derisa të paguhen 222 milionë eurot e klauzolës së prishjes së kontratës.

Është folur se PSG është gati të ofrojë edhe Angel Di Marian në këmbim, por Bartomeu refuzon: “Ata duhet të paguajnë klauzolën, deri në pesetën e fundit. Ne duam që Nejmari të qëndrojë, por ka edhe klauzola. Nëse ai dëshiron të largohet, ata duhet të paguajne dhe le ta marrin”.

Flitet se Kutinjo ka arritur marrëveshjen me Barcelonën: “Është lojtar i shkëlqyer, por nuk mund të themi asgjë, sepse nuk është lojtari ynë. E sigurt është që do të blejmë, të paktën një lojtar në mesfushë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *