Bartomeu: Mesit i vendos klauzolë 1 euro! Dembele e ka kaluar Nejmarin

Kontrata e Lionel Mesit me Barcelonën zgjat edhe për dy sezone. Megjithatë, mediet katalanase kanë filluar të raportojnë se palët s’po gjejnë gjuhën e përbashkët për rinovimin e radhës.

Në një intervistë për “TVE”, presidenti i Barcelonës, Zhozep Maria Bartomeu, ka shpjeguar se si qëndron e vërteta e këtij e bisedimeve të rinovimit. Në intervistë numri një i Barcelonës ka folur dhe mbi statusin e lojtarëve si Kutinjo dhe Dembele.

MESI – “Mesi nuk do të largohej edhe sikur ta kishte klauzolën e largimit 1 euro. Ai është Barcelona. Rinovimi i Mesit do të ndodhë që në ditën e parë që ne do të ulemi në tryezën e bisedimeve. Ai ka jetuar në Barcelonë për pjesën më të madhe të jetës së tij. Gjithmonë do të jetë i lidhur me Barcelonën”.

NEJMAR, KUTINJO DHE DEMBELE – “Me paratë që morëm nga shitja e Nejmarit filluam një projekt të ri me Kutinjon dhe Dembelenë. Ky i fundit tani po tregon një nivel më të lartë se Nejmar, ndërsa Kutinjo po përshtatet. S’duhet të harrojmë që nuk është e lehtë të luash për Barcelonën”, tha Bartomeu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *