Bartomeu del garant: Dembele nuk shitet!

Presidenti i kampionëve të Spanjës i ka dhënë një goditje të fortë lajmeve që qarkullonin për një largim të talentin francez. 21-vjeçari ideohet si pasuesi i Mesit

Usman Dembele do mbetet lojtar i Barcelonës edhe për sezonin që vjen. Lajmi është konfirmuar nga vetë presidenti i klubit Blaugrana, Zhozep Maria Bartomeu. Numri 1 i klubit katalanas në një intervistë për mediet amerikane ESPN, foli për të ardhmen e talentin francez. Dembele dhe Kutinjo janë investimet më të shtrenjta në historinë e Barcelonës, bashkëpunimi ynë me ta do të vazhdojë edhe për shumë vite. Ai nuk pati një fillim të mirë, por kjo është e kuptueshme, pasi nuk është e lehtë të përshtatesh menjëherë më një klub si Barcelona, ku presioni dhe konkurrenca kap majat. Pres që në ardhmen të shikoj një përmirësim të ndjeshëm në lojën e tij, pasi ai zotëron një talent të paparë dhe ne do të përpiqemi ta ndihmojmë në çdo aspekt, ashtu siç bëmë me Mesin vite më parë, tha Bartomeu. Fjalët e presidentit të kampionëve të Spanjës i japin një goditje të fortë lajmeve që qarkullonin për një largim të 21-vjeçarit pas sezonit të tij të parë.

HISTORIKU TE BARÇA
Duhet përmendur se lajmet për një largim të francezit pas vetëm një viti nuk kanë qenë të pabaza. Megjithëse Dembele rigjeti formën optimale në fund të sezonit, Starti që ai pati në futbollin spanjoll ishte katastrofik. Sulmuesi i talentuar nuk u përshtat si duhet me taktikat e trajnerit Ernesto Valverde, i cili e la për muaj të tërë në stol për shkak se nuk i pëlqente rendiment i pakët që Dembele kontribuonte në aspektin e detyrave në fazën mbrojtëse. Sikur të mos mjaftonte fërkimi me Valverden, 21-vjeçari u desh dhe të përballej me një dëmtim të rëndë, që e la për më shumë tri muaj jashtë fushave. Gjithsesi talenti i tij nuk mund të diskutohej për qoftë dhe një moment dhe në me ardhjen e pranverës ai gjeti për herë të parë rrugën e rrjetës në La Liga dhe filloi të merrte më shumë aktivizime si titullar.

INTERESIMI
Interesi për Dembelen nuk ka qenë i paktë, dhe kryesisht ofertat kanë ardhur nga klube që militojnë në Premier Ligë si Arsenal dhe Liverpul. Muaj më parë ofertat e tyre dhe mund të ishin marrë parasysh, por rizgjimi i Dembeles në muajt e fundit nuk lë më vend për lajme, pasi Barcelona nuk ka ndërmend të humbasë një talent që nga shumë vetë shihet si pasuesi i drejtpërdrejtë Lionel Mesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *