Barleti Volej s’lëshon, Teuta kalon në finale

0

 

Barleti Volej – Skënderbeu 3-0

(25-18, 25-15, 25-17)

Teuta – Elbasani                3-0

(25-18, 25-17, 25-16)

Në grupin A të fazës eliminatore të Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra, ndeshjet e të cilit u zhvilluan në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” të Durrësit, pas Barleti Volej është kualifikuar edhe Teuta. Një gjë e pritshme, sepse durrsaket e kanë shfrytëzuar maksimalisht ndeshjen e fundit në grup me Elbasanin, teksa kanë fituar 3-0. Ndonëëse ka pasur një farë rezistence nga Elbasani, Teuta ia ka dalë të jetë fituese në të tria setet me rezultatet 25-18, 25-17, 25-16. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Barleti Volej. Madje trajneri i kësaj skuadre, Hasan Gurabardhi, ka treguar se ka luajtur në pjesën më të madhe të ndeshjes me lojtaret rezervë. Dhe ia ka dalë, teksa ka fituar 25-18, 25-15 dhe 25-17. Në përfundim Barleti Volej dhe Teuta janë në fazën finale të Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra.

Grupi A – Kupa e Shqipërisë

Dje

Barleti Volej – Skënderbeu      3-0

Teuta – Elbasani                      3-0

Renditja

Skuadra         N    F    H    Setavarazhi          P

Barleti Volej   3    3    0    9-0                  9

Teuta           3    2    1    6-3                  6

Skënderbeu      3    1    2    3-6                  3

Elbasani        3    0    3    0-9                  0

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image