Barleti Volej nuk e lëshon fronin, tjetër leksion Partizanit

0

Barleti Volej nuk ndalet dhe vazhdon të dominojë totalisht volejbollin shqiptar për femra.

Pas fitores së kupës së Shqipërisë në muajin shkurt, ekipi i drejtuar nga Hasan Gurabardhi arriti sot të fitojë dhe titullin kampion, duke mundur dhe në ndeshjen e tretë Partizanin, me rezultatin 3-0.

Në dy ndeshjet e para Barleti Volej triumfoi 3-0 dhe 3-1, ndërsa nuk hasi kurrfarë vështirësie dhe në finalen e tretë, duke treguar klas e eksperiencë, pavarësisht se këtë vit kishte një skuadër me shumë emra të rinj.

Barleti arriti të fitonte setin e parë pa shumë probleme, 25-17. Në setin e dytë vajzat e Partizanit u përpoqën të bënin rezistencë, por sërish u dorëzuan me rezultatin 25-22. Seti i tretë ishte më i luftuari, me Barleti Volejn që në fund arriti të fitojë me rezultatin 28-26, duke rrëmbyer dhe titullin kampion, në një sezon të jashtëzakonshëm për vajzat e Gurabardhit.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here