Barleti Volej i bën gjashtë Kupa të Shqipërisë

0

Barleti Volej i ka bërë gjashtë Kupa të Shqipërisë, ndërsa dje pasdite, në një ndeshje thuajse pa histori, në sallën kryesore të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” ka mundur Tiranën 3-0. Madje Barleti Volej, edhe duke i pasur katër Kupa të Shqipërisë radhazi, vijon të jetë fituese në fuqi e këtij trofeu. Sikurse është edhe e kampionatit, apo dhe e Kupës së Shqipërisë, ndërsa kjo është ndeshja e katërt e këtij sezoni që Barleti Volej fiton 3-0 ndaj Tiranës. Dhe pavarësisht ndonjë gabimi, që janë normale për një finale, Barleti Volej e ka fituar këtë trofe falë emrit, po pse jo dhe falë fitoreve në seri që ka prej vitesh – humbja e fundit është më 9 prill 2016 po nga Tirana 3-1 – në kampionat, Kupë Shqipërie dhe Kupë Federate.

Barleti Volej – Tirana 3-0

(25-20, 25-20, 25-11)

Barleti Volej: Xheka, Braho, Hasku, Tuci, Fagu (L), Bego, Picaku/Xhelilaj, Veraj Trajner: H.Gurabardhi

Tirana: Kokonozi (Hoxha), Sejfullai (L), E.Meta, Xhixha, Kushi, Paloka (Shkurti), Gjokuta (Sallaku)/Ahmetaj, Shehi Trajner: A.Gorenxa

Gjyqtarë: A.Shehu, E.Zenullari (Tiranë)

Asistentë: K.Tota, A.Nurja (Tiranë)

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here