“Barku thanë ata”, Sukaj vazhdon të ironizojë me kritikët

Xhevahir Sukaj shënoi golin e vetëm dhe të fitores për Flamurtarin në takimin e së shtunës kundër Tiranës, duke i dhënë tri pikë shumë të rëndësishme skuadrës vlonjate. Sulmuesi erdhi gjatë këtij sezoni te kuqezinjtë e drejtuar nga Ilir Daja, por shumë e kritikuan për shkak të formës së tij fizike.

Edhe pse u desh pak kohë që Sukaj të ambientohej dhe të gjente ritmin te Flamurtari, sulmuesi tashmë duket në një moment të mirë. Pas një fotoje ironike të postuar në Instagram pak kohë më parë, kur ishte mbi një peshore, Sukaj ka postuar një tjetër foto, ku sërish iu përgjigjet kritikëve mbi përgatitjen e tij fizike.

“Barku thanë ata…” shkroi sulmuesi krahas një fotoje ku shihen disa lojtarë të Flamurtarit, përfshirë dhe atë, në një formë fizike shumë të mirë pas ndeshjes kundër Tiranës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *