Bari na kërkon Bashën për të dielën

0

Nesër Shqipëria do të luajë në Palermo kundër Italisë dhe sipas të gjitha gjasave mesfushori Migjen Basha do të luajë titullar.

Megjithatë, të dielën Bari i tij do të presë Novarën në kampionat dhe te klubi puljez kanë një ide se si ta marrin mesfushorin pa prishur punë: kërkesë Federatës Shqiptare të Futbollit që menjëherë pas Itali-Shqipëri Basha të niset për në Bari, që në fakt nuk është shumë larg Palermos, ndërsa pas ndeshjes të niset për në Shqipëri.

La Gazzetta del Mezzogiorno shkruan se trajneri Stefano Kolantuono ka nevojë për eksperiencën e Bashës, një lojtar mjaft i rëndësishëm te “Gjelat” që po luftojnë për ngjitje në Serinë A.

Natyrisht, është thuajse e pamundur që Basha të përballojë kaq shumë udhëtime e ndeshje në 4 ditë, por ndoshta De Biazi do ta lërë të lirë, me idenë për të provuar lojtarë të tjerë kundër Bosnje-Hercegovinës, javën e ardhshme në miqësoren që do të luhet në Elbasan.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.