Bare nxjerr rivalin me të kuq/ Nuk po gjen qetësi, Sadiku kërkon të largohet nga fusha e lojës

Malaga e Keidi Bares dhe Armando Sadiku ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj Ovideos. Një takim i luftuar deri në fund, madje për të bërë edhe më dramatike, janë akorduar 7 minuta shtesë. Të dy lojtarët e Shqipërisë kanë qenë në nivelin e duhur dhe kanë luajtur nga minuta e parë.

Madje mesfushori shqiptar do të detyronte një prej kundërshtarëve të dilte me karton të kuq në minutat e fundit, pas ndërhyrjes së gabuar që Lolo Gonzalz i bëri Bares. Nga tensioni i shumtë edhe vetë trajneri i Malagas është larguar nga fusha duke u ndëshkuar me të kuq nga arbitri.

Ndërkohë është Armando Sadiku lojtari shqiptar që nuk po gjen qetësi. Sa shumë dëmtime ka kaluar gjatë kohëve të fundit dhe çdo shqetësim që vjen prej tij është panik. Në minutat e fundit të takimit, Sadiku ka kërkuar të largohet nga fusha dhe të zëvendësohet pasi ndjeu një dhimbje në kofshë, pavarësisht se nuk pati ndërhyrje ndaj tij. Në orët në vazhdim do të mësohet edhe për çfarë dëmtimi flitet saktësisht dhe nëse rrezikon të qendrojë sërish jashtë fushës së blertë. /Sport Ekspres/