Bare i lidhur me Malagën: Mundohem të shtyj mbërritjen te Shqipëria, por rregullat e FIFA-s

Keidi Bare është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Shqipërisë, ndërsa me besimin e marrë nga Reja, e ka shpërblyer në mënyrën më të mirë. Diferencat me të në fushë dhe jashtë saj ndihen ndjeshëm, ndërsa si një shembull i mirë shërben ajo përballje ndaj Andorrës.

Por njëkohësisht një besim të jashtëzakonshëm ka edhe nga klubi te Malaga. Madje edhe vetë lojtari është shumë i lidhur me fanellën. Në një intervistë që është shpërndarë nga media spanjolle “Copa Es”, Bare është shprehur:

“Unë jam kthyer te Malaga pas ndeshjeve me Kombëtaren. Do të ishte një ëndërr që të luaja në Botëror, por tani sfidat e mia janë te Malaga dhe ta nxjerrë nga kjo situatë. Të luaj me Shqipërinë dhe të iki nga Malaga është situatë e vështirë. Unë përpiqem të flas me trajnerin dhe të shtyj mbërritjen time atje, por datat dhe rregullat e FIFA-s ta komplikojnë”, shprehet Bare. Gjithashtu duhet të theksojmë se kur luajnë Kombëtaret, kampionati në ligën e dytë të Spanjës vazhdojnë njëkohësisht dhe nuk ndalen. /Sport Ekspres/