Bardhi nis të magjepsë në Levante, një supergol në miqësore

Enis Bardhi nuk ka kushtuar rastësisht 1.5 milionë euro: mesfushori shqiptar nga Maqedonia po mahnit në Spanjë, te Levante, ku tifozët po e njohin gjithnjë e më mirë dhe po kuptojnë se kanë një xhevahir në skuadër.

Mesfushori shënoi në miqësoren e parë sezonale para 5 ditësh, por goli më i bukur erdhi dje, në miqësoren fituar 2-1 kundër Kadizit.

Titullar, Bardhi tentoi gjatë gjithë ndeshjes të gjente golin dhe në minutën e 55-të shënoi një perlë direkt nga goditja e dënimit.

Duartrokitje të shumta për 22-vjeçarin dhe elozhe të mëdha në faqen zyrtare të klubit spanjoll, që shpreson shumë te rritja e pandalshme e talentit të blerë nga Ujpeshti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *