Bardhi: Kampionati fitohet me të voglat, këtë vit presioni më i pakët

Sulmuesi i Partizanit, Jurgen Bardhi, ka folur para gazetarëve në daljen për shtyp për takimin e nesërm, ku kryeqytetasit do të ndeshen ndaj Kastriotit në Fushë Krujë. 21-vjeçari theksoi se kundërshtari nuk mund të nënvlerësohet, pasi kampionati fitohet ndaj ekipeve të vogla.

PRESIONI I TITULLIT – “Këtë vit jemi më të qetë. Trajneri nuk na fut ne preson dhe na ndihmon, në ndryshim nga vitet e tjera ku ishim gjithmonë në presion nga titulli. Jemi me këmbë në tokë ndeshje pas ndeshje, nuk ka ndonjë presion të madh. Tifozët na kanë dhënë zemër për të vazhduar përpara edhe pas humbjes ndaj Skënderbeut”,  përfundoi 21-vjeçari.

MUNGESA E GOLIT – “Kjo puna e golit është konsumuar. Po luaj mirë dhe trajneri është i kënaqur me mua. Unë nuk po vras shumë mendjen për golin, po bëj mirë, po jap asiste, ndërsa Bruno (Telushi) po e bën mirë këtë (qesh)”

LUHET NË FUSHË KRUJË – “Fushë Kruja është një nga vatrat e tifozëve të Partizanit dhe në Selman Stërmasi çereku i tifozëve janë nga Fushë Kruja, besoj se do të jenë të shumtë në numër dhe do të na ndihmojë”

MOTIVI NDAJ EKIPEVE TË VOGLA – “Kampionati fitohet me ekipet e vogla dhe ne e vlerësojmë në maksimum ndeshjen me Kastriotin. Në të shkuarën kemi bërë gabime me ekipet e vogla. Besoj se do ia arrijmë të fitojmë”

PRESIONI I TITULLIT – “Këtë vit jemi më të qetë. Trajneri nuk na fut ne preson dhe na ndihmon, në ndryshim nga vitet e tjera ku ishim gjithmonë në presion nga titulli. Jemi me këmbë në tokë ndeshje pas ndeshje, nuk ka ndonjë presion të madh. Tifozët na kanë dhënë zemër për të vazhduar përpara edhe pas humbjes ndaj Skënderbeut”,  përfundoi 21-vjeçari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *