Bardhi grumbullohet me Shpresat: Nuk e prisja!

0

17-vjeçari që është bërë pjesë e ekipit të parë ka hedhur një hap të rëndësishëm në karrierën e tij

Është një prodhim i ekipeve të moshave të Ilirisë në Fushë-Krujë, por një sezon më parë do të bashkohej me 19-vjeçarët e skuadrës së Partizanit të drejtuar nga Genc Tomori dhe tani ka firmosur një kontratë me ekipin e parë. 17-vjeçari Jurgen Bardhi dje ka hedhur një hap mjaft të rëndësishëm në karrierën e tij, duke marrë një ftesë ngë Kombëtarja Shpresa, që drejtohet nga Skënder Gega. “Të them të drejtën ka qenë e papritur gjithçka për mua. Mendoja se do të grumbullohesha me Kombëtaren e 19-vjeçarëve, por kur u informova se do të luaja me 21-vjeçarët u gëzova. Është një mundësi e artë të cilën dua ta shfrytëzoj sa më mirë”, ka deklaruar lojtari në një prononcim për “Sport Ekspres”. Ai gjithashtu ka folur edhe për aventurën me të kuqtë. “Për mua ka qenë surprizë e bukur përfshirja në ekipin e parë dhe për këtë i jam mirënjohës trajnerit Duro, i cili më ka mbështetur dhe më ka bërë pjesë e të ekipit të tij. Objektivi im është që luajë sa më shumë të mundem edhe pse jam në një moshë ende të vogël dhe jo të gjithë e kanë fatin tim”, ka mbyllur futbollisti.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image