Bardhezinjtë nuk janë të vetmit të tradhëtuar, tifozët e Lecce: Conte, je m*** i qytetit tonë

Antonio Conte u rikthye në qytetin e tij të lindjes me Interin për të luajtur takimin e 20 në Serie A, i cili përfundoi në një barazim 1-1. Me këtë barazim zikaltrit humbasin terren në luftën për titull me Juventusin. Por rezultati në fushën e lojës nuk ishte e vetmja ngjarje negative për trajnerin italian ditën e sotme.

Tifozët e Lecce-s kanë shpalosur një banderolë fyese për Conten dhe kjo për shkak të së shkuarës së tij. Të tradhëtuar nuk janë ndjerë vetëm tifozët e Juventusit për shkak të kalimit të Contes në stolin e Interit, por një gjë të tillë e kanë përjetuar të parët tifozët e qytetit të tij kur tekniku italian vendosi të drejtonte pankinën e rivalëve të tyre, Barit. Këtë nuk e kanë harruar tifozët e Lecce-s që kanë shpalosur në stadium një baner me fjalët: “Conte një njeri pa identitet, je m*** i qytetit tonë”./Sport Ekspres/