Barçës i duhet të shesë, Junajtid i çmendur pas mesfushorit

Barcelonës i duhet të shesë dikë për të financuar blerjet e De Ligt dhe Grizman. Kutinjo është në plan të parë për t’u larguar, por për momentin nuk po ofrohet asnjë klub, që të jetë i gatshëm të paguajë shifrën e lartë të kartonit të brazilianit. Ivan Rakitiç është lojtari që mund të sakrifikohet.
Kroati pëlqehet shumë nga Junajtid. “Djajtë e Kuq” janë gati të japin një shumë prej rreth 55 milionë eurosh për të. Kjo ofertë e bind Barcelonën për ta lënë kroatin të shkojë në “Old Trafford”. Rakitiç nga ana e tij nuk e dëshiron me çdo kusht largimin nga katalanasit.

Junajtid duhet të përgatisë një kontratë me pagë shumë më të lartë se ajo aktuale për t’i mbushur mendjen nënkampionit të botës të zbresë në Mançester. Barça nga ana e saj nuk ka ndërmend të ofrojë kontratë të re më rrogë të përmirësuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *