Barcelonë zhgënjyese, e shpëton një penallti

0

Shuplaka e rëndë e marrë në Paris në mesjavë nuk harrohet lehtë.

Sot Barcelona vuajti shumë për të mposhtur Leganesin modest 2-1 dhe u desh një 11-metërsh i shënuar nga Leo Mesi në minutën e fundit, për të evituar një tjetër dështim.

Ylli argjentinas shënoi që në minutën e tretë, por ishte një shkëndijë që nuk prodhoi zjarr, pasi Barça u kthye ajo e Parisit dhe Leganesi mori zemër, duke krijuar lojë e raste, derisa gjeti barazimin në minutën e 70-të.

Gjithsesi, Nejmar në fund fitoi penalltinë që evitoi turpin, por Mesi nuk e festoi fare golin.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image