“Barcelonë, mos e rikthe Nejmarin! Ju tregoj pse!”

Barcelona është hedhur në sulm për të afruar Nejmar. Bisedimet me PSG-në po shkojnë mirë dhe katalanasit do të duhet të japin një lojtar dhe një shumë të konsiderueshme, por nën 200 milionë euro. Leonardo i ka bindur sheikët se rruga më e mirë është ta shesin brazilianin, i cili dëshiron të largohet.

Pavarësisht se bëhet fjalë për një yll të futbollit botëror, në Spanjë ka edhe zëra kundër kësaj lëvizjeje. Një prej tyre është Javier Tebas, presidenti i La Liga. Arsyetimi i tij lidhet me sjelljen e Nejmar, sigurisht ndikuar nga akuzat e fundit për përdhunim.

“Preferoj që Nejmar të mos kthehet te Barcelona. Ne gjithmonë duam të sjellim lojtarë të mëdhenj, por në rastin e Nejmar sjellja e tij nuk është e mirë për kampionatin, sepse në fund lajmet janë nëse lojtari e ka bërë këtë gjë apo atë gjë”, shprehet Tebas për Onda Cero.

“Kemi punuar shumë të ruajmë vlerat në La Liga dhe nuk duam të ndryshojmë imazhin. Ai mund të jetë një lojtar i madh, por sjellja është shumë e rëndësishme për vlerat që transmeton kampionati ynë”, është shprehur presidenti i La Liga.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *