Barcelona zgjedh të ndryshojë dhe shkarkon Valverden, ja kush e pason

Eliminimi i papritur nga Liverpuli në gjysmëfinalen e Champions Ligës vuri në rrezik pozitat e Ernesto Valverdes. Shumë kritika pësoi trajneri, por po aq u bënë edhe në drejtim të lojtarëve, të cilët nuk dhuruan asgjë nga kualiteti që zotërojnë.

U duk se ishin vetëm fjalë, por finalja e Kupës së Mbretit i vuri vulën. Barça dështoi përballë Valencias, që fitoi trofeun me meritë. Humbja e fundit është përjetuar keq dhe drejtuesit kanë marrë një vendim.

Sipas raportimeve të “Rac 1”, radios katalanase, Ernesto Valverde nuk do të jetë më trajner i Barcelonës. Klubi ka vendosur të shkarkojë 55-vjeçarin dhe zyrtarizimi pritet të ndodhë këto ditë.

Ai që pritet ta zëvendësojë është Roberto Martinez. Katalanasit kanë piketuar trajnerin e Belgjikës si njeriun e duhur për t’i besuar stolin. Spanjolli zhvilloi një Botëror shumë të mirë me belgët, ndërsa tani pritet t’i vijë oferta për të drejtuar Barcelonën. Megjithatë, në garë për stolin janë edhe Maks Alegri, Ten Hag i Ajaksit dhe Ksavi Hernandez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *