Barcelona zgjedh, është Valverde trajneri i ri

0

Ernesto Valverde është i përzgjedhuri për të pasur Luis Enriken në stolin e Barcelonës dhe do të marrë detyrën e re prej 1 korrikut. Lajmi është publikuar nga El Mundo Deportivo, gazetë katalanase që ka marrëdhënie shumë të afërta me Barcelonën.

Lajmërimi zyrtar do të jepet të hënën, më 29 maj, dy ditë pas finales së Kupës së Mbretit kundër Alaveshit, që do të jetë e fundit në drejtim për Luis Enriken.

Presidenti Hosep Maria Bartomeu paralajmëroi të dielën, pas ndeshjes së fundit të kampionatit, se emri i trajnerit të ri është gjetur tashmë.

53-vjeçar, lindur në Viandar de la Vera (Ekstremadura), Valverde do të prezantohet javën e ardhshme, pasi të firmosë një kontratë 2+1, që do të thotë se në përfundim të sezonit 2018-19 palët do të bisedojnë për rinovimin e mundshëm.

Valverde ka qenë edhe futbollist i Barcelonës, ndërsa vitet e fundit ka drejtuar Atletik Bilbaon, duke fituar Superkupën e Spanjës në vitin 2015, kur humbi finalen e Kupës së Mbretit, gjithnjë kundër Barcelonës.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.