Barcelona vendos rekord, por nuk është për t’u krenuar

0

Vetëm para pak vitesh Barcelona kishte në skuadër boshtin e kombëtares spanjolle dhe dominonte botën, duke u krenuar me produktin e saj bio.

Megjithatë, Çavi, Pujol, David Vija e Iniesta nuk kanë pasues spanjollë dhe Kantera e famshme nuk prodhon më talente të rrallë.

Pasoja? Dje kundër Leganesit Barcelona e nisi me 10 të huaj në formacion. Kurrë në histori nuk kishte ndodhur që katalanasit të luanin me kaq shumë të huaj në formacion.

Vetëm Sergi Roberto ishte spanjoll, ndërsa ngushëllim përbën fakti që Mesi e Rafinja janë rritur te Barça.

Mark ter Stegen – Gjerman

Sergi Roberto – SPANJOLL

Samuel Umtiti – Francez

Zheremi Mathjë – Francez

Lukas Dinj – Francez

Ivan Rakitiç – Kroat

Andre Gomesh – Portugez

Rafinja – Brazilian

Lionel Mesi – Argjentinas

Luis Suarez – Uruguaian

Nejmar – Brazilian

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image