Barcelona u përgjigjet ndjekësve, tre pikë me vuajtje në Vijareal

Barcelona mban larg rivalët në garën për titull, pasi ka fituar sot 2-0 në Vijareal, kundër një rivali aspak të lehtë. Në pjesën e parë kryesuesit e La Liga u përballën me një skuadër mjaft të organizuar në aspektin mbrojtës, aq sa rastet për Barcelonën ishin me pikatore. Në krahun tjetër, Ter Stegen ishte vendimtar ndaj Sorianos.

Ndeshja ndryshoi në pjesën e dytë, kur Raba doli me karton të kuq pas një ore lojë, për një faull të rëndë ndaj Buskets. Edhe futja e Alkaserit ndihmoi Barcelonën, që u përmirësua dhe dominoi deri në fund, duke shënuar me Suarez dhe Mesin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *