Barcelona syon revolucionin në ekip/ Katalanasit nxjerrin të gjithë ekipin në shitje, vetëm 6 lojtarë të ‘paprekshëm’

Pandemia duket se ka lënë pasoja të mëdha në klubin e Barcelonës. Për javë me radhë spanjollët patën fillimisht përplasje me lojtarët për uljen e pagave ndërsa sot një tjetër vendim i papritur vjen nga kampi i katalanasve. Të gjithë në shitje. Të gjithë me sytë nga dera dhe valixhe në duar për të mbushur në një farë mënyre edhe gropën financiare të klubit.

Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, nga ky revolucion në ekip do të shpëtojnë vetëm 6 lojtarë. Ter Stege, Gerrard Pique, Frenkie De Jong, Antoine Griezmann, Lionel Messi dhe Ansu Fati janë të paprekshmit në skuadër. Një rezolucion që pritet të ndodh shpejt të Barça duke parë edhe ndryshimet që rivalët e Real Madrid ndërmorën përpara dy vitesh. Tashmë një tjetër arsye është edhe rigjenerimi i skuadrës që herët a vonë ndahet nga elita e vjetër./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *