Barcelona skandaloze në mbrojtje, si asnjëherë në 13 vite

Barcelona po kalon një moment jo të mirë, pasi barazimi me Atletik Bilbaon regjistroi ndeshjen e tretë pa fitore për katalanasit. Një situatë jo e mirë, pasi tekniku Valverde kishte lënë në stol dhe Leo mesin në takimin e djeshëm, çka shkaktoi jep pak polemika. Gjithsesi, numri një i stolit  u justifikua nga kalendari i vështirë dhe i ngjeshur që skuadra e tij ka.

Ajo që bie në sy është fakti se mbrojtja e Barcelonës është shumë e brishtë dhe deri më tani ka pësuar plot 8 gola. Një edicion më parë këtë shifër golash Barcelona e kishte pësuar vetëm pas fazës së parë. Gjithsesi skuadra ndodhet në vendin e parë edhe për faktin se dhe reali nuk ka shkëlqyer.

Në Spanjë po i bëjnë jehonë në statistike shumë interesante. Në 13 edicionet e fundit katalanasit asnjëherë nuk kishin pësuar kaq shumë gola në kaq pak javë. Duhet të rikthehemi në edicionin 2005-2006, kur skuadra kishte pësuar 10 gola në 7 javë dhe me 10 pikë ndodhej në vendin e gjashtë. Situata tani është më e mirë se atëherë, por kjo nuk do të thotë se drejtuesit nuk duhet të shqetësohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *