Barcelona shuan shpresat e Milanit, Deulofeu kthehet në Spanjë

0

Një ndër lojtarët më të spikatur te Milani në muajt e fundit, Zherard Deulofeu, në fund të sezonit do ta mbyllë aventurën kuqezi, shkruan sot El Mundo Deportivo.

Sulmuesi është i huazuar nga Evertoni, por edhe kthimi në Angli do të jetë i përkohshëm, sepse Barcelona është treguar e zgjuar, duke vendosur në kontratën e sulmuesit një klauzolë riblerjeje prej 10 milionë sterlinash.

Duke parë rendimentin e 23-vjeçarit, tashmë Barça është bindur ta kthejë në shtëpi, ku natyrisht do të jetë trajneri i ardhshëm ai që do të vendosë nëse vlen për sezonin e ri, apo do të shitet me çmim më të lartë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here