Barcelona shkëlqen edhe me rezerva, Mesi vazhdon spektaklin

0

Lionel Mesi merr sërish kopertinën te Barcelona, sepse sot shënoi një tjetër gol fantastik, në fitoren 3-0 kundër Atletik Bilbaos.

Duke pasur në mendje kalendarin e ngjeshur dhe ndeshjen e kthimit mesjavën e ardhshme në Kupën e Mbretit, kundër Atletikos së Madridit, Luis Enrike rrezikoi, duke lënë jashtë shumë titullarë, duke nisur nga Suarez e Rakitiç, pa llogaritur të dëmtuarit Iniesta e Buskets, apo Pike me probleme të vogla.

Kur është nata e duhur, Barcelona nuk ka problem asnjë mungesë, sepse Mesi e Nejmar mjaftojnë për të vënë në lëvizje makinerinë blaugrana.

Fitore e thjeshtë 3-0, Alkaser e Mesi në pjesën e parë, Aleish Vidal në pjesën e dytë, gjithçka pa sforcim.

Mesi dhuroi spektakël, Nejmar asistin për golin e parë të takimit, më mirë se kaq nuk ka ku të shkojë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here