Barcelona, sërish në gjykatë!

0

Dy ish-presidentët e Barcelonës, Huan Laporta dhe Sandro Rosell, duhet të paraqiten sërish në gjyq, pasi kompania “MCM”, e cila në vitin 2010 e kishte fituar të drejtën për reklamimin e ndërtesës së akademisë së klubit katalanas, i ka akuzuar sërish. Presidenti i kompanisë në fjalë, Antonio Garsia-Veldekases, ka thënë se ai kurrë nuk i ka marrë fitimet e reklamave, shifër e cila thotë se është 100 milionë euro, shkruan “Marca”. Gjykimi fillon këtë të premte, por ky rast pritet të zgjasë shumë, pasi të dyja palët kanë shumë dëshmi.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here