Barcelona ruan kreun me përmbysje, vendos Dembele

Një fitore tepër e rëndësishme për Barcelonën, që ia del të rikthejë rezultatin në një fushë historikisht të vështirë si ajo e Real Sociedadit me rezultatin 1-2.

Vendasit kaluan në avantazh me anë të Elustondos në minutën e 12-të. Qendërmbrojtësi shfrytëzoi një pasim me kokë të Morenos dhe goditi bukur me të majtën, duke mposhtur Ter Shtegen. Pjesa e parë u mbyll me fitoren e vendasve, ndërsa në të dytën Barcelona riktheu gjithçka në favorin e saj.

Luis Suarez barazoi rezultatin në minutën e 63-të. Pasi goditi me kokë pas një goditje këndi, portieri priti topin, ndërsa uruguaiani ndërhyri sërish duke shënuar nga afër. Barcelona nuk u ndal dhe gjeti golin e fitores pas vetëm 3 minutash. Një tjetër goditje këndi, kësaj here nga e djathta. Portieri i Sociedad tentoi të largonte topin, por ai mbeti afër zonës. Dembele veproi shpejt dhe goditi duke gjetur rrugën e rrjetës.

Më këtë fitore, Barcelona ngjitet në krye të renditjes me katër fitore të plota në katër javët e para dhe përgatitet për Champions, ku do të presë holandezët e PSV.

Real Sociedad-Barcelona 1-2
Shënues: Elustondo 12’/ Suarez 63’, Dembele 66’

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *