Barcelona-Roma, kur gazetat spanjolle festonin për shortin

Futbolli na ka mësuar dhe vazhdon të na mësojë se qesh mirë kush qesh i fundit. Kur u hodh shorti për çerekfinalet e Ligës së Kampioneve, Barcelona u konsiderua ekip me fat dhe në Spanjë nisën të bënin humor, duke e quajtur Romën një “pre” të lehtë.

Katalania Sport e teproi, duke titulluar “Një bombone”, ndërsa Mundo Deportivo titullonte “Roma ishte ajo që donin”. L’Esportiu shkruante “Va bene”, ndërsa AS shkruante “Ëmbëlsirë për Barcelonën”.

Ndërkaq, titujt pas eliminimit historik të Barcelonës në mediat spanjolle ishin shumë të prerë dhe të ftohtë, si ai i Mundo Deportivo: “Barcelona, e mundur thellë dhe e eliminuar”. Kushedi sa janë menduar për këtë titull!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *