Barcelona rishkruan historinë, Valverde: Nuk ka mbaruar

Barcelona triumfoi 3-0 sot në Madrid ndaj Realit, duke shkuar +9 nga Atletiko që mban vendin e dytë, ndërsa Reali është 14 pikë larg. Ishte një fitore historike, sepse për herë të parë në histori Barcelona ka fituar 3 ndeshje rresht në kampionat në Bernabeu.

Megjithatë, trajneri Ernesto Valverde refuzon të pohojë se suksesi i sotëm ishte vendimtar për fatet e titullit.

“Jemi të lumtur, mundëm një skuadër të madhe në fushën e vet. Megjithatë, jemi ende në pjesën e parë të sezonit dhe ka ende shumë rrugë përpara. Nuk dua të them asgjë, nuk është vendosur ende ndonjë gjë”.

Barcelona kontrolloi mirë sulmet e Realit, duke luajtur me 4 mesfushorë qendre, ndërsa në pjesën e dytë shpërtheu me 3 gola, edhe pse Valverde e pranon se ndryshimi i skemës e vendosi në vështirësi skuadrën.

“Reali kishte në plan të mos na lejonte të luanim, por pak nga pak fituam qarkullimin e topit dhe shanset për gol nisën të vinin, derisa shënuam. Në ndeshje të tilla, shumë fizike, është shumë e vështirë në fillim, ndërsa më pas luajtëm lirshëm. Nuk mendoj se Reali u dorëzua, jam i bindur që Reali nuk vdes kurrë. Ata sulmuan dhe patën më shumë raste me 10 lojtarë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *