Barcelona prezanton Dembelenë dhe bën gati sulmin final për Kutinjon

Usman Dembele ka firmosur sot një kontratë 5-vjeçare me Barcelonën, duke kompletuar transferimin nga Borusia e Dortmundit.

Sulmuesi 20-vjeçar kalon te Barça për 105 milionë euro, shifër që mund të shkojë deri në thuajse 150 milionë, në varësi të bonuseve.

Francezi kompletoi sot paradite kontrollet mjekësore dhe u prezantua para rreth 12.000 tifozëve në Camp Nou.

“Jam i lumtur që do të luaj për këtë klub të madh dhe me lojtarët më të mirë në botë. Kam dëshiruar gjithmonë të luaj për Barcelonën, që kur isha i vogël. I kam parë çdo ndeshje kësaj skuadre, është klubi më i mirë në botë dhe shpresoj të fitoj shumë trofe këtu”, u shpreh Dembele gjatë prezantimit.

Ish-talenti i Renës në Francë do të marrë numrin 11, lënë bosh nga Nejmar.

Tani Barcelona do të bëjë tentativën e fundit për të marrë Filipe Kutinjon nga Liverpuli, me një shpenzim marramendës, sepse Liverpuli nuk e shet yllin e vet poshtë 150 milionë eurove.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *