Barcelona pikas një tjetër talent, skautët katalanas ndjekin sulmuesin gjeorgjian

Mbrëmjen e kaluar u luajt për Ligën D, sfida midis Andorrës dhe Gjeorgjisë. Një sfidë, në dukje me interes të ulët, por pamja e parë ndonjëherë gënjën. Andorra dhe Gjeorgjia nuk njihen shumë për nivelin e tyre të futbollit, por një nga lojtarët e Gjeorgjisë, duket se ka zgjuar interesin e Barcelonës.

Siç bëjnë me dije mediat në Katalonjë, skautë nga klubi blaugrana kanë qenë të pranishëm mbrëmjen e kaluar për të ndjekur nga afër talentin e Gent, Giorgi Chakvetadze. 19-vjeçari ka spikatur në Belgjikë me Gentin, ku është një titullar i padiskutueshëm në mesfushën e belgve.

Për të interesohen disa klube të mëdha, por Barça duket se ka filluar të lëvizë gurët e para. Çakvetadze nuk i zhgënjeu pritshmëritë dhe golin e vetëm për ekipin e tij, e shënoi pikërisht ai. Gent e bleu sezonin e kaluar për 1.4 milionë euro nga Dinamo Tbilisi 19-vjeçarin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *