Barcelona për hakmarrje, 7-0 nuk harrohet

0

 

Të gjithë e kanë mendjen tek Pep Guardiola. Trajneri “yll” i Bajernit kthehet në “Camp Nou” në shtëpinë e tij këtë herë si kundërshtar i klubit me të cilin ka fituar 14 tituj në 4 vite qëndrimi. Për herë të parë spanjolli do të jetë si kundërshtar në një stadium ku ka fituar shumë dhe gjithçka. Por ndeshja mes Bajernit dhe Barcelonës nuk ëhstë vetëm Pep kundër Barçës, apo Pep kundër Mesit. Për Barcelonën kjo ndeshje tingëllon si një “orë hakmarrje” për turpërimin që i shkaktoi bajerni në sezonin 2012-2013, ku fitonte në total 7-0, 4-0 në Mynih dhe 3-0 në Barcelonë. Ora e revanshit duket se ka mbërritur shpejt, vetëm pas dy sezonesh nga ai turpërim 7-0 dhe Barcelona duket se nuk ka ndër mend të kursejë aspak Bajenrin e plagosur nga dëmtimet e shumta dhe të rëndësishme. Asnjë nga lojtarët e Barçës nuk e ka kapërdirë poshtë humbjen 7-0 të dy sezoneve më parë. Edhe nëse vetë lojtarët janë munduar ta fshijnë nga kujtesa atë përballje të dyfishtë, mjafton një lundrim në internet në “Youtube” për të rikthyer gjithçka të freskët sikur të kishte ndodhur dje. Rikthehet Pep, trajneri që ka fituar më shumë në historinë e Barcelonës, trajneri që ka fituar gjithçka, përfshirë këtu dhe zemrat e të gjithë tifozëve blaugrana, por konotacionet sentimentale nuk shërbejnë kurrsesi për të mbyllur disa plagë të vjetra. Bajerni i Mynihut, me apo Pep Guardiolën mbetet një rival i jashtëzakonshëm dhe kështu do të jetë gjithnjë. Bajerni është një skuadër arrogante në fushë dhe për këtë spanjollët kujtojnë festimet e tepruara të Tomas Mylerit në fitoren 4-0 të vitit 2013 në Mynih.

Asgjë nuk harrohet – Bajerni i Jup Hajnkesit ishte shumë më superior se barça e Tito Vilanovës dhe me meritë shkoi deri në finale e më pas për të fituar titullin kampion. Por spanjollët i kujtojnë Barcelonës, se asokohe Bajerni për asnjë moment nuk e hoqi këmbën nga gazi dhe arriti të turpëronte Barcelonën, 4-0 në Mynih dhe 3-0 në Barcelonë ku mungonte Mesi dhe lojtarë të tjerë ishin me probleme fizike. Historia duket se përsëritet, por tani në krahun e kundërt. Mesi, i ndjekur nga Nejmar e Luis Suarez janë gati të kafshojnë egërsisht Bajernin e plagosur. Në “Camp Nou” duan të gjithë revansh.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image