Barcelona “pazar” në Belgjikë, merr një 19-vjeçar

Një 19-vjeçar për Barcelonën. Katalanasit pritet që të nënshkruajnë me senegalezin Musa Uage, i cili sezonin e fundit e ka mbyllur në Belgjikë me KAS Eupen. I riu, i cili luan si mbrojtës, ishte titullar me kombëtaren e tij në “Rusi 2018” dhe Barcelona e ka bindur atë të transferohet në Spanjë.

Sot ai ka mbërritur në Katalonjë dhe do të kryejë fillimisht vizitat mjekësore dhe më pas do të vijohet me procedurat e tjera: zyrtarizimin dhe prezantohet. Për Uage ka një plan te Barça.

Deri në dhjetor ai do të luajë për ekipin e dytë, por do të stërvitet me ekipin e parë. Lojtari në fjalë shihet si një bast për të ardhmen dhe i hap rrugë Sergi Robertos të zhvendoset në mesfushë. Mbrojtësi i djathtë tani do kërkojë të tregojë vlerat e tij pas besimit të spanjollëve për ta blerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *