Barcelona nuk lë vend për surpriza, del në skenë talenti Alenja

Barcelona nuk ka zhgënjyer të pranishmit në “Camp Nou”, teksa ka mundur Vijarealin me rezultatin me rezultatin 2 – 0. Një ndeshje e menaxhuar më së mirë nga djemtë e Ernesto Valverde, të cilët kalojnë presionin te ndjekësit e Sevijës.

Pike zhbllokoi ndeshjen në minutën e 36-të me një goditje me kokë pas një harkimi të francezit Usman Dembele. Barcelona mban kontrollin e ndeshjes, por skuadra mike vë disa herë në vështirësi mbrojtjen e katalanase me anë të disa kundërsulmeve të shpejta.

 

Mesi nuk kishte si të mungonte në këtë takim, pasi dha asistin për sulmuesin 20-vjeçar Karles Alenja, i cili shënoi golin e parë në La Liga. Me këtë fitore kampionët në fuqi shkojnë përkohësisht në vend të parë, duke iu larguar tre pikë nga Atletiko dhe dy pikë larg Sevijës, që ka një ndeshje më pak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *