Barcelona nuk heq dorë nga Uillian, gati oferta e radhës

Braziliani Uillian vazhdon të jetë një objektiv i Barcelonës dhe sidomos i Ernesto Valverdes. Trajneri i katalanasve është i “fiksuar” pas 30-vjeçarit të Çelsit dhe e kërkon medoemos në ekipin e tij.

“Blutë e Londrës” refuzuan katër oferta të Barçës gjatë kësaj vere, por spanjollët nuk dorëzohen. Ata arritën të ofronin deri në 60 milionë euro për kartonin e brazilianit, por Çelsi kërkonte dhjetë milionë më shumë.

Malkom

Siç citon “La Sexta”, drejtuesit e Barcelonës kanë gati ofertën e radhës për të siguruar shërbimet e sulmuesit të krahut. Ata ofrojnë 40 milionë euro dhe kartonin e Malkom për Uillian. Braziliani Malkom u ble nga Bordo për shumën e 40 milionë eurove, duke ia “rrëmbyer” Romës në momentet e fundit, por 21-vjeçari është aktivizuar në dy ndeshje me ekipin “blaugrana”, me një total aktivizimi prej 25 minutash.

Oferta e Barcelonës shkon në 80 milionë euro në total, pavarësisht se Malkom sot vlen më pak se në verë. Tashmë pritet përgjigja e Çelsit, që vështirë të refuzojë një ofertë të tillë për një lojtar 30-vjeçar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *