Barcelona-Nejmar, në mes vetëm një mbrojtës!

PSG ka dalë hapur: Nejmar nuk dëshiron të qëndrojë dhe as klubi francez nuk e do më.

Barcelona ka kohë që e di dëshirën e brazilianit për t’u kthyer në Katalunjë, por po e shfrytëzon këtë gjë për të ulur sa më shumë çmimin, edhe si hakmarrje ndaj PSG-së, që ia rrëmbeu yllin e sulmit për 222 milionë euro, shifër e depozituar pa pasur nevojë të bisedonte me klubin blaugrana.

Sot ESPN del me një lajm të bujshëm: PSG kërkon 150 milionë, plus mbrojtësin Nelson Semedo.

Barcelona ka rezultuar prerë, sepse Semedo nuk është në shitje, edhe pse nuk ishte titullar fiks sezonin e fundit, por mbi të gjitha Barça shpreson të përfshijë në marrëveshje Filipe Kutinjon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *