Barcelona në “pole” për De Ligt, por ka një pengesë!

Pasi siguroi shërbimet e Frenki De Jong për në verë, Barcelona po bën maksimumin për të arritur akordin dhe me Matijs De Ligt. Kapiteni 19-vjeçar i Ajaksit kërkohet nga gjysma e Europës, por nuk ka vendosur akoma për të ardhmen.

Ai tundohet shumë nga ideja për të luajtur në një ekip me Leo Mesin dhe shokun e tij, Frenki De Jong, por ka një problem. Siç raporton “Mundo Deportivo”, Mino Rajola është pengesa kryesore e këtij transferimi.

Agjenti i famshëm zotëron të drejtat e De Ligt dhe ai kërkon 10 milionë euro komision për transferimin e qendërmbrojtësit në Katalunjë. Klubi spanjoll e quan paradoksale një kërkesë të tillë dhe jashtë çdo logjike.

Lojtarit i përfundon kontrata me Ajaksin në verën e vitit 2021, ndërsa Barça mund të arrijë akordin me klubin holandez për shumën e 70 milionë eurove. Megjithatë, Rajola nuk heq dorë nga kërkesat e tij dhe e ardhmja e De Ligt është akoma e paqartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *