Barcelona në nevojë për mbrojtës, zbulohen dy objektivat kryesorë

Barcelona kërkon një mbrojtës të majtë dhe një qendërmbrojtës për përforcimin e skuadrës dhe dy janë lojtarët, të cilët preferohen nga drejtuesit e klubit siç citon “El Mundo”.

I pari është Matijs de Ligt, i cili luan me Ajaksin. 19-vjeçarit i skadon kontrata në vitin 2021 me ekipin holandez dhe Barcelona po e monitoron, por negociatat nuk kanë nisur akoma.

Objektivi tjetër është mbrojtësi i Interit, Milan Shkriniar, me të cilin do të përballen në Champions. Barcelona kontaktoi Interin në fundin e sezonit të kaluar dhe mori informacion për qendërmbrojtësin.

23-vjeçari është në bisedime me zikaltrit për rinovimin e kontratës, por akoma nuk ka akord. Lojtari ka oferta të shumta, me një rrogë më të madhe se sa ajo që përfiton tek Inter dhe pret një rritje të konsiderueshme rrogë në kontratën e re.

Barcelona është gati të përfitojë nga situata e bllokuar mes sllovakut dhe Interit dhe do të nisë sulmin për të siguruar shërbimet e Shkriniar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *