Barcelona në hall për Rakitiç, zhvillimet e fundit

Ivan Rakitiç është një nga lojtarët më të përfolur për të kaluar nga Barcelona te PSG-ja. Francezët këmbëngulin se duhet të afrojnë edhe një lojtar të rëndësishëm për mesfushën dhe kroati është emri që i tundon më shumë.

Gjithsesi PSG nuk është e gatshme të paguajë 125 milionë eurot që parashikon klauzola, por do të afrohen disi. Sipas “Sport”, kampionët e Francës po përgatiten të bëjnë ofertën zyrtare. Barcelona është në hall për faktin që merkato është drejt fundit dhe i duhet të bëjnë një tjetër lëvizje nëse shesin Rakitiç.

Gjithçka duhet vendosur shpejt me lojtarin, i cili është i lumtur në Katalonjë. PSG synon ta “joshë” duke i dyfishuar pagën dhe kjo do ia prishte mendjen. Edhe Barcelona është në një udhëkryq, pasi Rakitiç është te të tridhjetat dhe në të ardhmen mund të mos i vijë një ofertë e tillë për mesfushorin.

Gjithsesi nuk duhet harruar raporti mes klubeve, që nuk është i mirë. PSG sikurse dihet i ka marrë brazilianin Nejmar, duke paguar klauzolën, ndërkohë që është bërë pengesë për Marko Verratin dhe Adrien Rabiot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *