Barcelona mund Getafen mes vuajtjesh, Rei Manaj duhet të presë për ftesën e radhës

0

Rei Manaj duhet të presë ende për të debutuar në fushë me ekipin e parë të Barcelonës, ndërsa duhet të mjaftohet me faktin që ishte në 18 lojtarët e përzgjedhur nga Setien. Barça ka mposhtur Getafen me shifrat 2-1 në “Camp Nou”, ku golat për katalanasit erdhën që në 45 minutat e para të takimit.

I pari nga këmbët e Griezmann që mori një pasim perfekt nga Messi, ndërsa më pas do të ishte Sergi Roberto që do të tundte rrjetën për herë të dytë vetëm 6 minuta më vonë. Getafe do të ngushtonte diferencat në minutën e 66, por pa arritur të ndryshojë fatin e ndeshjes.

Ndërkhë ftesa e Setien për Manajn duhet të shërbejë si një mesazh për këtë të fundit se puna dhe përkushtimi në stërvitje gjithnjë shpërblehet. E nëse vazhdon me ritme të tilla, atëherë as debutimi me fanellën e ekipit A nuk do të mungojë për të./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.