Barcelona, mirë që Alvesh kishte mbaruar…

0

Dani Alvesh u largua nga Barcelona pa zhurmë, njësoj sikur të bëhej fjalë për një lojtar që nuk mund të jepte asgjë më shumë te katalanasit. Eksperienca, karriera, numrat dhe klasi, të gjitha të fshira në një ditë, ndërsa sot, katalanasit janë duke luftuar për titullin, deri në fund, në finale të kupës, por më e keqja është se brazilianin po e shohin në tv, në finalen e Champions, teksa është pranë “Tripletës” së radhës në karrierë, pasi e ka fituar me katalanasit nën udhëheqjen e Guardiolës (kupë, titull dhe Champions 2011). Juventusi i besoi dhe basti bardhezi rezultoi fitues. Në gjysmëfinale, Alvesh tregoi klasin e tij, me asist dhe gol, ndaj Monakos, në dy ndeshje.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here