Barcelona mahnitet nga Ajaksi, Bartomeu: Duam edhe qendërmbrojtësin!

Presidenti i Barcelonës, Zhosep Maria Bartomeu, ishte i ftuar në radion SER Catalunya këtë të mërkurë, duke folur për tema të ndryshme, nga eliminimi i Realit deri tek merkatoja, aty ku zbulon se Barça dëshiron edhe një tjetër talent të Ajaksit, pas blerjes së De Jong.

REALI – “Nuk gëzojmë për fatkeqësitë e të tjerëve. Bota e sportit është shumë e vështirë, më shumë se një javë e zezë e rivalit, duhet të na gëzojnë sukseset tona që prej 2004. Reali ankohet për VAR dhe kalendarin? As mua nuk më pëlqen të humbas, por duhet respekt për klubet e tjerë. Jam pro VAR, është një ndihmë e madhe për arbitrat, edhe pse gabimet nuk do eliminohen kurrë 100%”.

DE JONG – “Frenkie është i Barcelonës, do bashkohet me ne prej 1 korrikut. Një prej qëllimeve që ke kur je lojtar i Barcelonës është të mundësh Realin dhe ai ia doli, jemi të lumtur për të. E urova për kualifikimin, si dhe i urova që ta mbyllë sa më mirë sezonin, para se të mendojë për sfidat e mëdha te Barcelona”.

DE LIGT – “Është një tjetër çështje, që e kemi studiuar që në mars, kur nisëm bisedimet për De Jong. Po mendojnë për sezonin e ardhshëm dhe De Ligt është një qendërmbrojtës i veçantë, ndaj është në tryezën e bisedimeve prej muajsh. Çdo lojtar i mirë është në listën tonë, i ndjekim gjithë talentet”.

NEYMAR – “Nuk do të them asgjë. Për Neymar e kam thënë më herët, është i PSG-së dhe me paratë që përfituam prej shitjes së tij vendosëm dy baste, Dembélé e Coutinho. Çfarë do bëjnë PSG apo Real Madridi nuk e di, ne dimë bastet që kemi vendosur, duke ndërtuar Barcelonën e së ardhmes”.

RAKITIC – “Ka kontratë deri në 2022, por është lojtar i shkëlqyer. Deri tani kemi qenë të përqendruar te rinovimi i Jordi Alba-s, ishte shumë e rëndësishme për klubin. Do të flasim edhe me Rakitic, prioritet është kriteri sportiv, jo ai financiar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *