Barcelona kopjon Realin, tre futbollistë për yllin e PSG-së

0

Zërat e rikthimit të Nejmar te Barcelona janë shtuar së fundmi. Kampionët e Spanjës kanë nisur sulmin për yllin brazilian dhe kanë gati një ofertë tunduese për PSG-në.

Jo para, por lojtarë. Plot tre të tillë. Sipas raportimeve të Mundo Deportivo, Barcelona është gati të ofrojë Filip Kutinjon, Ivan Rakitiç dhe Osman Dembele për kartonin e Nejmar.

PSG do të ishte një opsion perfekt për Kutinjon, ndërsa Rakitiç është një preferencë e francezëve. Me sy të mirë shihet edhe Dembele, i cili u zbulua nga Tomas Tuhel.

Gjithsesi, Barcelona synon që Nejmar të shprehë hapur dëshirën e tij dhe t’ia bëjë të qartë PSG-së dëshirën për t’u larguar. Një kërkesë e tillë do vinte kampionët e Francës me shpatulla mbas muri dhe Barcelona do të ndërhynte me ofertën e saj të trefishtë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.