Barcelona kopjon Realin, akord me talentin japonez

0

Real Madrid firmosi muajin e kaluar me Takefusa Kubo. 18-vjeçari cilësohet si Mesi i Japonisë dhe mesfushori i talentuar do të luajë sezonin e ardhshëm me ekipin e dytë të Realit. Ai zhvilloi paraqitje fantastike në Kupën e Amerikës dhe ra në sy me kualitetin e tij.

Një tjetër japonez do të luajë në La Liga. Barcelona ka arritur akordin me Kashima Antlers dhe ka siguruar shërbimet e Hiroki Abe. 20-vjeçari luan në rolin e mesfushorit ofensiv dhe bën mirë edhe krahët e sulmit.

Abe debutoi me kombëtaren e tij në humbjen 0-4 kundër Kilit në Kupën e Amerikës. 1.5 milionë euro ka kushtuar kartoni i tij dhe Barcelona ka vendosur ta kalojë lojtarin në ekipin e dytë për të krijuar eksperiencë dhe për t’u përshtatur me futbollin europian, konkretisht atë iberik.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.