Barcelona konfirmohet “kampione”, këtë herë për shpenzimet

Liga spanjolle ka bërë zyrtare limitet e shpenzimeve te 20 ekipeve te La Liga për sezonin 2018/2019. Ekipi që mund të shpenzojë më shumë është Barcelona,66.5 milionë më shumë në krahasim me Real Madrid.

Përkatësisht ekipi katalanas mund të shpenzojë shifrën e 632.9 milionë eurove. Këtu flasim për pagat e lojtarëve dhe stafit,sigurinë sociale si edhe kostot e blerjes (përfshirë këtu komisionet për agjentët).

Ndërkohë Atletiko vjen e treta në këtë renditje me 293 milionë, duke u ndjekur nga Valencia dhe Sevija. Ndërsa shpenzimet më të pakta i ka ekipi i Vajadolid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *